Trajneri i kombëtares malteze, Devis Mangia, u raportua në polici për tentativa seksuale. Kjo është bërë e ditur nga Federata Malteze e Futbollit. Ish-trajneri i Palermos u lirua përkohësisht nga detyra e tij javën e kaluar pasi një lojtar i përfaqësueses e paditi atë ndërsa tekniku italian i ka mohuar akuzat, të ngritura më pas edhe nga një lojtar i dytë.

Federata Malteze e Futbollit ka konfirmuar se ka raportuar akuzat në polici, duke deklaruar gjithashtu se po vlerëson “aktivisht” dhe “vazhdimisht” të gjitha zhvillimet e rastit. “Megjithëse çështja është ende në fazën e akuzës, graviteti i akuzave e bën të domosdoshme që Asociacioni të kërkojë këshilla si nga FIFA ashtu edhe nga UEFA, duke adoptuar të njëjtën qasje të përdorur në rastet që kanë të bëjnë me çështjet e integritetit në futbollin ndërkombëtar”, shtoi federata.

Yuyu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: