Angela Martini është bërë nënë për herë të parë. Modelja e njohur shqiptare ka surprizuar ndjekësit e saj me lajmin që ka dhënë në Instagram. Modelja dhe bashkëshorti rumun, Dragos Savulescu janë bërë me një djalë, të cilët e kanë pagëzuar me emrin, Kyree.

Modelja zbulon gjithashtu se vogëlushi ka lindur ditën e djeshme me 2 Dhjetor. “Djali ynë Kyree Martini Savulescu, kulmi i dashurisë sonë, lindi dje në 2 dhjetor në 2021, në Dallas, Texas. Jemi me fat që kemi djalin tonë, me ndihmën e një gjesti të mrekullueshëm të një mbartëseje surrogate.

Do i jemi përjetësisht mirënjohës gruas së mrekulleshme që mbajti djalin tonë. Zemrat rona janë plot dashuri dhe lumturi. Mirserdhe në botë Kyree”, shkruan modelja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb