Tirana synon gjithnjë lojtarë cilësorë dhe një pjesë e objektivave së fundmi kanë qenë ata që janë pjesë e Kombëtares shqiptare.

Së fundmi ka dalë në skenë edhe emri i mesfushorit Emanuele Ndoj, i cili pas dëmtimeve të shpeshta që pësoi në sezonet e fundit, e humbi vendin e titullarit të Bresha.

Më pas 26-vjeçari u huazua te Kozenca, por pa mundur të lërë gjurmë.

“Panorama Sport” mëson se klubi bardheblu ka nisur zyrtarisht kontaktet me futbollistin dhe pret një përgjigje nga ai.

Ndoji do të ishte një alternativë e mirë në mesfushë dhe nëse do të përshtatej, mund të ndiqte rrugën e Seferit, i cili pas një sezoni fantastik u shpall kampion dhe ka oferta të rëndësishme për të luajtur jashtë Shqipërisë.

Mesfushori 25-vjeçar numëron 4 ndeshje me fanellën kuqezi të Shqipërisë, plot 18 ndeshje në Serinë A italiane dhe dhjetëra të tjera në Serinë B, teksa Tirana do të ishte një trampolinë mjaft e mirë, për ta drejtuar sërish drejt niveleve të larta.

Nga ana tjetër, edhe bardheblutë do të përfitonin jo pak nga eksperienca dhe cilësitë e Ndojit, për të përforcuar edhe më shumë ekipin me synimin për të arritur në grupet e kompeticioneve europiane, ndaj edhe kanë nisur kontaktet, për ta bindur të transferohet në kryeqytet.

Tirana gjithashtu pëlqen edhe David Domgjonin.

Një ish në skuadrën e saj. Lojtari që më parë ka luajtur me bardheblutë tani është pa skuadër.

Lojtari pas aventurës me Menemesporin u shit te Lucerna, më pas kaloi te Termalica në Poloninë dhe tani është pa ekipi. Bardheblutë dëshirojnë ata afrojnë dhe e kanë kontaktuar nëse ai është i gatshëm. Lojtari në këtë moment që flasim është në Tiranë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Lojtari luan në qendër të mbrojtjes dhe do të ishte një gjetje e mirë për bardheblutë që prej javës janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, për të qenë krah Najdovskit.

Tirana prej disa javësh është duke kërkuar mbrojtës, sepse janë të zbuluar në prapavijë.

Largimi i Erjon Hoxhallarit i ka hapur shumë punë bardhebluve. Kohët e fundit Tirana ka shfaqur interes edhe për dy mbrojtësit e Kombëtares, Arlind Ajeti dhe Enea Mihaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: