E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, gjatë ceremonisë së organizuar për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, theksoi rëndësinë historike të vlerave mbi të cilat është ndërtuar Amerika dhe ndikimin e tyre përtej kufijve të vendit.
Duke cituar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, VanHorn u shpreh:
“Siç ka thënë Presidenti Trump: ‘Edhe sot e kësaj dite, këto fjalë i japin jetë Republikës sonë, trazojnë zemrat e çdo qytetari dhe frymëzojnë mënyrën tonë të jetesës. Për gati dy shekuj e gjysmë, nuk ka pasur pengesë më të madhe ndaj tiranisë dhe shtypjes se sa këto fjalë të fuqishme’.”
Ajo theksoi se mesazhi i lirisë dhe demokracisë që përfaqëson Amerika nuk i përket vetëm qytetarëve amerikanë, por ka frymëzuar breza të tërë në mbarë botën.
“Dhe kjo nuk është e vërtetë vetëm për amerikanët. Për 250 vjet, Amerika ka qenë një fener shprese për njerëzit në mbarë botën që dëshirojnë të marrin frymë të lirë”, deklaroi VanHorn.
