Një zjarr shpërtheu të premten në mbrëmje në Katedralen ikonike të Shën Vasilit, në Sheshin e Kuq të Moskës, por u vu shpejt nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Sipas raportimit, flakët përfshinë një sipërfaqe prej rreth 10 metrash katrorë në katin e parë të ndërtesës, në zyrën e një kleriku, ku u dogjën sende personale dhe mobilje.

Për shuarjen e zjarrit u angazhuan 10 automjete zjarrfikëse, ndërsa autoritetet bënë të ditur se flakët u neutralizuan brenda një kohe të shkurtër. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim. Sipas autoriteteve ruse, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: