Edwin Gyasi nuk është më lojtar i Kukësit. Klubi verilindor ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku njofton tifozët për ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin.

“FK Kukësi njofton se futbollisti Edëin Gyasi nuk është më pjesë e ekipit tonë. Palët kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit. Klubi i Kukësit e falënderon Gyasin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij. Thank you Gyasi” – Shkruan klubi. Mesfushori iu bashkua kësaj skuadre me 15 gusht, duke luajtur 10 ndeshje në kampionat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: