Zhvillime të papritura te Laçi pak orë para ndeshjes me Tiranën, që nis në 15:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. “Panorama Sport” mëson se trajneri Dejan Vukiçeviç ka pasur një fatkeqësi familjare dhe menjëherë është nisur drejt Malit të Zi.

Kësisoji, ai nuk do të jetë i pranishëm për të drejtuar sot skuadrën ndaj Tiranës. Drejtuesit kurbinas kanë kontaktuar menjëherë ish-trajnerin e tyre vite më parë, Ramadan Ndreu, për të drejtuar ekipin në sfidën me bardheblutë.

Laçi vjen pas pesë humbjeve radhazi në kampionat dhe sot do të kërkojë të mos dalë pa pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb