Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në qarkun e Vlorës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Leskaj tregon se po ndjek nga afër situatën në fjalë, ndërsa thekson se qindra hektarë janë djegur në Karaburun, Tragjas dhe Dukat.

Sipas tij kjo ka sjellë dëme të mëdha ekologjike. Leskaj i bëri thirrje qeverisë, pushtetit vendor, Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile që të ndërhyjnë sa më shpejt më mënyrë efikase.

REAGIMI I LESKAJT
Si deputet i Vlorës po ndjek me shumë shqetësim prej ditësh situatën alarmante të zjarreve në qarkun e Vlorës, në Karaburun, Tragjas e Dukat ku janë djegur qindar hectare, duke sjellë një dëm të madhe ekologjik, por edhe në pasuritë natyrore të zonës.
Përpara disa ditës u prononcova, duke kërkuar reagimin e pushtetit qendror e vendor për marrjen e masave pr shuarjen e zjarreve. Por qeveria, ministria e mbrojtjes, pushteti vendor dhe Emergjenca Civile kanë qenë pasive, duke i lënë të vetëm zjarrfikësit që të luftojnë për përballimin e situatës me mjete rrethanore.

Dhe kjo është e patolerueshme!
Ndaj, u bëj thirrje të gjithë aktorëve dhe faktorëve të pushtetit qendror e vendor, institucioneve të shtetit shqiptar, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile për një ndërhyrje sa më të shpejtë e efikase, për një ndërhyrje të koordinuar, në mënyrë që situata të normalizohet dhe të shpëtojë pasuria jonë kombëtare.
Çdo vonesë në marrjen e masave është shpërdorim i detyrës dhe vepër penale!
Çdo vonesë është një taksë e rëndë që i paguajmë të ardhmes së fëmijëve tanë, atdheut tonë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb