Ambasada amerikane në Tiranë, ka ndarë pamje nga vizita e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker.

Në postim theksohet se Whitaker është prezantuar me marinsat dhe trupat që shërbyen në operacionet e Aleancës në Afganistan dhe Irak.

“Patëm kënaqësinë të mirëprisnim në ambasadën tonë Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe ta prezantonim atë me Marinsat tanë dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që kanë shërbyer në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak. Ne e vlerësojmë partneritetin mes vendeve tona në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta”, thuhet në postim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb