Në qytetin e Rrëshenit u organizua një tryezë për Reformën Territoriale, ku u propozua për Komisionin e Reformës Territoriale rikthimi i disa zonave të Mirditës që iu kaluan qarqeve të tjera gjatë periudhës së komunizmit. Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi kërkoi rikthimin e kufijve historikë dhe etnografikë të Mirditës, që u ndryshuan në vitin 1949, duke përmendur disa prej zonave.

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta dhe ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkuan kthimin e kufijve etnikë, pasi modeli i sotëm administrativ ka sjellë shpopullim të zonës dhe rënie ekonomike.

Të pranishmit e konsideruan dështim ndarjen administrative të vitit 2015, pasi sipas tyre ka sjellë mungesë shërbimesh dhe shpopullim masiv të zonës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb