Nuk do ta besoni, por edhe Noizy është një adhurues i maskave të fytyrës. Një foto e tij e fundit e publikuar në “Snapchat” ka lënë të kuptohet se reperi i njohur është një përdorues i rregullt i trajtimeve estetike dhe maskave të fytyrës.
Por ndryshe nga shumë vajza që përdorin kryesisht produkte bimore në fytyrë, Noizy përdor arin. Po po, po flasim për floririn.
Maska e reperit është prej ari, ose të paktën kështu ka thënë ai, teksa mbi foto shkruan “Gjithçka flori”.
Kjo maskë, e përdorur në një nga qendrat e trajtimeve estetike në Tiranë, kushton 300 euro. Duhet thënë se është një shifër luksoze, meqë trajtimet e bukurisë dhe maskat duhen bërë çdo javë.
(VIP Pages/Gazeta Shqiptare)