Pritjes i ka ardhur fundi, 17-vjeçari do të bëj gati rrobat për t’u transferuar në Madrid. Bëhet fjalë për Vinicius Junior, futbollistin e konsideruar si ‘Neymari i ardhshëm’.

Vitin e kaluar ‘galaktikët’ paguan për të rreth 45 mln euro, ndërsa vetëm në korrik, pasi të ketë mbushur 18-vjeç, ai do të bëhet përfundimisht lojtar i Real Madrid.

vinicius

Ndërkohë mbrëmë Vinicius ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Flamengon. Pas vërshëllimës përfundimtare në sfidën e fituar kundër Parana ai nuk e ka mbajtur vetën, duke shpërthyer në lot.

Për ‘Four Four Tëo’ ai u shpreh: “Flamengo është klubi që më ka ndihmuar gjithmonë. Më nxorri jashtë Sao Goncalo dhe më dha një jetë më të mirë, u kujdes për mua.

Kam vetëm për të falënderuar këdo që më ka ndihmuar që kur mbërrita te Flamengo.”

vini 1

Nuk dihet saktësisht nëse Vinicius do të qëndrojë te Reali sezonin e ardhshëm apo klubi do ta huazojë diku tjetër për të fituar eksperiencë.

vini 2

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb