Kamëz- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Kamëz ku është qëlluar me armë drejt një lokali dhe banesës që ndodhej në të njëjtën objekt. Pak minuta më vonë ka ndodhur një shpërthim eksplozivi.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në lokalin ‘Kaslin’, i pozicionuar në Bulevardin Blu rreth 500 m poshte Bashkisë Kamëz.

Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale në lokal dhe në makinat e parkuara para lokalit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2:00, ndërsa në banesë ndodheshin familja Halili pronare e objektit, mes të cilëve gra dhe femijë.

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokalit ku duken personat që qëllojne me armë. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të tyre për të identifikuar autorët.

Pjestarët e familjes Halili kanë thënë se nuk kanë konflikte dhe nuk e dinë kush mund të jete autor i sulmit. “BalkanWeb” sjell pamjet pak minuta pas ngjarjes së rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË
Informacion paraprak
Më datë 14.08.2018, rreth orës 02:07, në rrugën “Bulevardi Blu”, në Kamëz, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. H., është hedhur një sasi lënde plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në dy mjetet e parkuara në oborrin e banesës.

Gjithashtu autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: