Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rusi. Dy vajza të mitura janë vetëhedhur nga një kullë tepër e lartë. Policia vendase thotë se vajzat janë hedhur pasi ishin pjesë e një grupi online, me emrin “Herry Potter”.

Sipas tyre, ky grup i nxiste ata që të shkonin deri në kryerjen e këtyre akteve ekstreme. Varvara Vlasova e Valeria Shirshova, të dyja 12 vjeçe, kishin bërë një video të shkurtër para se të binin nga kati i 17-të i një ndërtese në Samara, në perëndim të Rusisë.

Vajzat ishin modele dhe reklamonin një sërë veshjesh për fëmijë. Ata janë hedhur nga 60 metra lartësi në pallatin ku jetonte Varvera.

Policia tashmë ka nisur një hetim dhe po kontrollon të gjitha faqet online të vizituara nga vajzat. Prindërit e vajzave kanë pranuar se ishin në dijeni se ato ishin pjesë e një grupi të quajtur “Harry Potter”, por mendonin se ishte i padëmshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb