Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një 24-vjeçare shtatzënë është vrarë nga shoqja e saj dhe partneri dhe më pas i rrëmbyen fëmijën e porsalindur.
Të resë i është nxjerrë foshnja nga barku me prerje, pasi shoqja e kishte mashtruar se e priste një festë “Baby shower”. Flavia Godinio Mafra, 24 vjec ishte 36 javë shtatzënë dhe u vra në qytetin jugor brazian të Canellinia.

Partneri i shoqes së saj të fëmijërisë pranoi se ai përdori një tullë për ta vrarë Flavian, pasi ajo u tërhoq në vendin e krimit duke thënë se ata do të bënin një festë për të mirëpritur foshnjën e saj. Shoqja e viktimës pranoi se ajo ishte fiksuar me gruan shtatzënë dhe donte të vidhte foshnjën, pasi ajo vetë kishte abortuar në fillim të atij viti, sipas policisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Detektivi që ka marrë përsipër çështjen konfirmoi se shkaku i vdekjes së 24-vjeçares Flavia ishte një prerje e thellë në bark, ndërsa viktima gjithashtu pësoi lëndime me tulla. Trupi i 24-vjeçares fatkeqe u gjet të premten e kaluar në mëngjes nga burri dhe nëna e viktimës, pasi ishte braktisur në një oborr të braktisur, ndërkohë që foshnja ishte zhdukur.

Policia e gjeti foshnjën, pasi çifti që vrau nënën e kishin dërguar fëmijën në spital. Çifti u arrestua, ndërsa sipas mediave lokale braziliane, foshnja mbetet në spital ku i jepen antibiotikë dhe qetësues për plagët që pësoi pasi ishte shkulur nga barku i nënës së tij, megjithatë gjendja e tij konsiderohet e mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb