Shtatë persona kanë kanë humbur jetën në shtetin juglindor të Brazilit, Minas Gerais kur avioni i vogël me të cilin po udhëtonin u rrëzua.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja avioni dyshohet se shpërtheu në ajër dhe u rrëzua rreth orës 10:30 të mëngjesit në qytetin e Itapeva. “Zjarrfikësit gjetën shtatë persona të vdekur të cilët ishin në bordin e avionit,” tha departamenti në deklaratën e përditësuar.

Ekspertë të policisë civile të shtetit, së bashku me anëtarët e qendrës së hetimit dhe parandalimit të aksidenteve të aviacionit, po punojnë për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: