Policia e Durrësit njofton se një banor i qytetit bregdetar është vetëhedhur nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen numër 17, si pasojë e depresionit.

Uniformat blu bëjnë me dije se 58-vjeçari, si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 04.03.2020, në orën 14:55, në lagjen në 17, Durrës, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga lartësia, kati i 6 i  pallatit ku banonte shtetasi A.P., 58 vjeç, i cili për  pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb