Tragjik ka rezultuar fati i një shqiptari në Greqi, i cili i ka dhënë fund jetës. Ngjarja ndodhi paraditen e shtunës në rrugën Dhrosopulu të Athinës, rreth orës 11:40. Mediat greke raportojnë se shqiptari është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij.

Policia që mbërriti menjëherë në vend ngjarje tha se viktima humbi jetën në vend.

Pritet në zonë të mbërrijë mjeku ligjor dhe prokurori për të vijuar hetimet lidhur me ngjarjen. Sakaq, trupi i viktimës është dërguar në morgun e Athinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: