Një 54-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një pallati në Fier.

“Sot rreth orës 19:40, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit shtetasja T. B., 54 vjeçe”, bën me dije policia.

Gruaja aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: