Një 24-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur pasi është goditur me thikë në Harburg të Gjermanisë. Policia thotë se viktima ka marrë plagë të rënda dhe është paraqitur në një spital mbrëmjen e së enjtes.

Sipas informacioneve, shqiptari është përplasur të mërkurën me një 36-vjeçar maqedonas. Mësohet se agresori dhe viktima kanë përdorur të dy thika. Ndërsa 24-vjeçari ka pësuar dëmtime të rrezikshme për jetën, 36-vjeçari ka pësuar një prerje në kokë.

Dy burrat njiheshin me njëri-tjetrin dhe mësohet se janë përleshur edhe më parë. Ndërkohë edhe një shoqërues 51-vjeçar i maqedonasit ka mbetur i plagosur rëndë nga një goditje me thikë në qafë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ai shkoi vetë në spital dhe tani është jashtë rrezikut”, thuhet në njoftimin e publikuar në gazetën gjermane Bild.

Në një kontroll u arrestuan fillimisht edhe dy burra të moshës 45 dhe 59 vjeç si pjesëmarrës të mundshëm në këtë ngjarje, por që atëherë ata janë liruar.

Sfondi i mosmarrëveshjes ende është duke u përcaktuar nga zyra e prokurorit publik dhe komisioni i vrasjeve, ndërsa policia ka kërkuar informacion nga dëshmitarët e krimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb