Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se një person, i cili dyshohet të ketë probleme mendore, është konfliktuar me familjarët e tij, duke i kërcënuar me thikë.

Familjarët kanë njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë për të neutralizuar agresorin, por ky i fundit ka plagosur një polic me thikë në gjoks. Mësohet se polici E. L. ndodhet në spital, në reanimacion.

Ndërkohë, efektivët kanë arritur të arrestojnë agresorin K. Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb