Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Ghaziabad në Indi, ku një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është rrëmbyer dhe abuzuar seksualisht nga tre persona, mes tyre dy të mitur.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të mërkurën, më 26 gusht, kur vajza kishte dalë nga shtëpia për të blerë ushqim në një dyqan pranë banesës. Sipas policisë, të dyshuarit, të cilët dyshohet se e njihnin viktimën, e kanë marrë me forcë dhe e kanë dërguar në një banesë të lidhur me një prej tyre.

Sipas dëshmisë së dhënë në polici, vajza është dërguar në një dhomë të izoluar, ku dyshohet se ka ndodhur sulmi seksual. Rreth një orë më vonë, ajo është lënë të largohet dhe është kthyer në këmbë në shtëpinë e saj.

Nëna e 13-vjeçares denoncoi ngjarjen në polici pasi vajza i tregoi se çfarë kishte ndodhur. Mediat lokale raportojnë se ekzaminimi mjeko-ligjor ka konfirmuar sulmin seksual.

Policia ka regjistruar çështjen për rrëmbim dhe përdhunim në grup, si dhe në bazë të ligjit POCSO, i cili mbron fëmijët nga veprat seksuale.

Dy të dyshuarit 15 dhe 17 vjeç janë marrë në paraburgim, ndërsa 18-vjeçari është arrestuar. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb