Një aksident i rëndë është shënuar në Bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se një automjet tip “Volkswagen Tiguan”, me drejtuese E. L., ka përplasur një fëmijë 7 vjeçe. Fëmija është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë mësohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mbledh provat e mjaftueshme materiale për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në bulevardin “Gjergj Fishta” në qytet Lezhë, shtetasja E.L. 27 vjeçe, banuese në Kurbin, duke drejtuar automjetin tip Volkswagen Tiguan, ka aksidentuar një vajzë të mitur 7 vjeçe e cila ishte këmbësore.

E mitura dhe drejtuesja e mjetit janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë për ndihmë mjekësore, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: