LIBRAZHD

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Librazhdit. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se një 19-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një banesë, ndërsa bashkëshorti i saj  ndodhet në gjendje të rëndë. Mësohet se çifti kishte pesë ditë që ishin martuar, ndërsa dyshohet se janë vetëhelmuar.

Gazetari Fatmir Popja, tha se çifti i të rinjve janë identifikuar si Rezarta dhe Olsian Hajdari. Ata u gjetën në banesë nga nga nëna e 27 vjecarit.

Informacion paraprak:

Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve,  banues në fshatin Xhyrë , Librazhd,  pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb