LIBRAZHD

Tezja e 27-vjecarit në Librazhd i cili tanimë po lufton me vdekjen në spital, thotë se nuk di asgjë nga ngjarja e rëndë që tronditi sot opinion. E shqetësuar për fatin e nipit të saj ajo thotë se do t’i përkushtohen djalit.

“Nuk dimë asgjë, do ti përkushtohemi djalit”, ka thënë ajo, në videot e siguruara nga gazetari Fatmir Popja, për ‘Balkanweb’.

Cifti i të rinjve, Rezarta dhe Olsian Hajdari u gjetën në banesë nga nëna e djalit. 19-vjecarja ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje kritike. Paraprakisht policia tha se të rinjtë dyshohet të jenë vetëhelmuar, ndërsa ende nuk dihen motivet që cuan ata të marrin këtë akt të rëndë. Çifti Hajdari kishte vetëm 5 ditë i martuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb