SARANDE

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Sarandës. Një i moshuar 67-vjeçar, banor i fshatit Cuke ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Sarandës.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se ai është Jorgo Beqo 67 vjeç. I moshuari është në gjendje të rëndë, për shkak se dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Grupi hetimor ndodhet në spital dhe po punon për të zbardhur shkakun e këtij veprimi.

Familjarët kanë deklaruar se ngjarja është aksidentale, pasi 67-vjeçari mund të ketë ngatërruar ilaçet.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb