Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA.

Një polic në Chicago ka gjuajtur me armë në drejtim të një djaloshi 13-vjeçar, i akuzuar për vjedhjen e një makine. Policia amerikane ishte në ndjekje të makinës, ndërsa i mituri bënte manovra të ndryshme derisa arriti në një pikë karburanti.

“Disa oficerë policie e ndoqën atë deri tek pompa e derivateve, ku njëri nga ta e nxori armën dhe e qëlloi atë”, tha në një konferencë për media David Broën, kryeinspektori i policisë së Çikagos.

“Djaloshi u kthye në drejtim të oficerëve, dhe pastaj njëri nga ta e nxori pistoletën dhe qëlloi një herë në drejtim të të dyshuarit, por ai nuk gjuajti në drejtim të oficerëve”, shtoi tej Brown.

Nga ana tjetër, disa dëshmitarë që ishin në vendngjarje folën për televizionin ABC7 duke thënë se djaloshi kishte vendosur duart mbi kokë në momentin kur u qëllua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: