Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet ku shihet se si policia qëllon për vdekje me armë zjarri një vajzë adoleshente me ngjyrë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në Columbus dhe shkaktoi një zemërim të madh te banorët e qytetit.

Policia e Columbus më vonë nxori pamje nga kamerat e trupit të policisë gjatë incidentit, ku tregohen disa njerëz që sulmonin një person para se vajza të qëllohej disa herë.

Një hetim është duke u zhvilluar, ndërkohë që zyrtarët që iu bëjnë thirrje banorëve vendas të qëndrojnë të qetë. Ngjarja ndodhi pikërisht në ditën ku po zhvillohej seanca gjyqësore për vdekjen e Geroge Floyd, i cili u vra nga ish-oficeri Derek Chauvin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb