SHKODËR

Vrasje në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në fshatin Mushan të njësisë Dajç. Viktima është identifikuar si Ridvan Ramazani, 46-vjeç.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit në bashkëpunim me policinë e Lezhës. Viktima ka qenë me makinën e tij “BMW” X5 kur është qëlluar për vdekje.

Informacion Paraprak
Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,

Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea. Janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore në bashkëpunim me DVP Lezhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: