Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë.  Katër punëtorë mësohet se kanë rënë nga skela e pallatit ku po punonin në rrugën “Faik Konica”. Policia e Shtetit njofton se një nga punëtorët ka ndërruar jetë dhe tjetri ndodhet ende nën rrënoja, ndërsa dy të tjerë u dërguan me urgjencë në spital.

Trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës po marrin dy prej të plagosurve, të cilët janë idetifikuar si Ganti Bardhi dhe Euglidios Lika. Ata kanë marrë dëmtime në të gjithë trupin.

Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje. Një grup hetimor është ngritur për rastin.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb