Një 47-vjeçar, Ilirjan Lezo ka vetëvrarë veten me armë zjarri në rrugën “Taulantia” në Ali Dem të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në orën 14:30, dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb”, se Lezo është punonjës policie i burgjeve.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Më datë 09.03.2021, rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në Ali Dem, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi I. L., 47 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

punonjës policie i Burgjeve

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb