Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Vlorë, ku një e moshuar ka rënë nga kati i tretë i pallatit.

Ngjarja ndodhi sot në lagjen “Pavarësia”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet Gj. S., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet ne Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb