Një 25-vjeçare është gjetur e vdekur sot në mëngjes në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë. Policia e qytetit sqaron se ajo është gjetur pa shenja jete nga stafi mjekësor.

25-vjeçarja e identifikuar me iniciale D.D. mësohet se vuante nga sëmundja e Epilepsisë.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:00, në shtepinë rezidenciale të fëmijës, Vlorë, nga stafi mjeksorë, është gjetur pa shenja jete, shtetasja D. D., 25 vjeçe, e cila vuante nga sëmundja e Epilepsisë.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb