Një ndërtesë në Rio de Janerio është shembur këtë të enjte, duke lënë të vdekur të paktën dy persona, shkruan Reuters.

Sipas rrëfimeve të banorëve, një zhurmë e madhe ka ndodhur gjatë shembjes së banesës, ndërsa u pasua nga një zjarr.

Më shumë se 100 forca zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje e janë duke shpëtuar personat që gjenden nën rrënoja.

Deri më tani, një burrë, grua dhe një fëmijë janë të zhdukur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb