Futbolli italian gjithmonë ka mësuar me polemikat e pafundme në analizat që i bëhen çdo episodi të ndeshjeve. Kritikat dhe akuzat mes skuadrave janë thuajse të vazhdueshme dhe ka armiqësi historike mes klubeve të ndryshme e tifozerive përkatëse. Prandaj gjesti i sotëm i Napiolit, i ka lënë të gjithë të shtangur.

Pas ndeshjes që Atalanta dhe Interi barazuan me shifrat 0-0, një sfidë shumë e luftuar dhe me raste nga të dy ekipet, edhe klubi napolitan vendosi t’i bënte komplimente publikisht skuadrave për atë që kishin ofruar në fushë duke mos kursyer asgjë.

“Klubi i futbollit i Napolit komplimentohet me Atalantën dhe Interin pasi luajtën një ndeshje shumë të bukur, të përbërë nga futbolli i ndershëm dhe spektakolar”, shkruhej në mesazhin në rrjetet sociale që Napoli publikoi pas duelit, duke marrë pëlqime të shumta jo vetëm nga tifozeria e kësaj skuadre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb