Kryeministri Edi Rama ka folur sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe procedurat e ndjekura gjatë hetimeve. Rama u ndal te marrja në pyetje e një personi, për të cilin ai tha se nuk janë respektuar standardet e një procesi të rregullt ligjor.
“Ma thoni dot ju mua, nuk figuron fare se nuk do e thosha. Është një person që nuk e di pse është thirrur. Për arsye të aktiviteteve kulturore. Si mund të merret në rrugë një baba që po çon fëmijën me karrocë në kopsht? Hajde me ne, i thuhet në mëngjes,” u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.
Sipas kryeministrit, ky është një shembull i abuzimit me autoritetin dhe një praktikë e papranueshme për një vend me institucione të pavarura. Ai shtoi se personi i thirrur është një profesor dhe njeri i artit, i cili nuk kishte arsye për t’u trajtuar në atë mënyrë.
“Pavarësia e institucioneve është e plotë, por këto janë shenja që abuzimi me pavarësinë është real. Si mund të merret një prind me fëmijën 3-vjeçar në karrocë dhe t’i thuhet ‘hajde me ne’? Si mund t’i tregohet dikujt nga dritarja dhe t’i thuhet ‘e shikon atë godinën atje, është burgu, atje mund të përfundosh’? Edhe mendo për djalin 3-vjeç,” tha Rama.
“Jam gati të dëshmoj, janë intimiduar njerëz i kam ankuar dhe kam folur me ta , pa asnjë lidhje me Erionin. Një artist është në gjendje të rëndë psikologjike më tha dikush, sepse e kishin marrë. E kam kërkuar nuk kishte telefon, ia kishin marrë dhe nuk ia kishin kthyer më. Ku jemi këtu? E kam marrë nga telefoni i gruas dhe kam dëgjuar nga ana tjetër një grua që vetëm qante. Mua personalisht më ka ardhur turp kur e takova, kur kam menduar që jam kryeministër dhe ndjehem i pafuqishëm karshi një rasti dhe personi që më ka kujtuar veten time, unë pak më i prapë se ai sepse nuk u preka emocionalisht.
Ma thoni dot ju mua, nuk figuron fare se nuk do e thosha. Është një person që nuk e di pse është thirrur. Për arsye të aktiviteteve kulturore. Si mund të merret në rrugë një baba që po con fëmijën me karrocë në kopsht? Një baba që po ccon fëmijën në kopsht me karrocë. Hajde me ne. Ku jemi këtu ne? I vetmi lajm ngushëllues është që pavarësia është e plotë. Mirëpo këto janë shenja që abuzimi me pavarësinë është real. Si mund të merret një prind me fëmijën 3 vjeç në karrocë, në rrugë dhe t’i thuhet hajde me ne, në mëngjes. Si mund t’i tregohet dikujt nga dritarja dhe t’i thuhet, e shikon atë godinën atje, e di ça është ajo? Nga ta di ai, ai është profesor, njeri i artit, që ka nderuar Shqipërinë. Nga ta dijë ai? Është burgu ai i thanë. Atje mund të përfundosh. Edhe mendo për djalin 3 vjeç, për çfarë është nevoja për këtë?”, u shpreh ai.