Angus Cloud, i cili luajti në serialin hit të HBO Euphoria, ka vdekur në moshën 25-vjeçare. Cloud, i cili luante rolin e tregtarit të drogës Fezco “Fez” O’Neill, vdiq të hënën në shtëpinë e familjes së tij në Oakland, Kaliforni.

“Me zemër të thyer na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot”, tha familja e Cloud në një deklaratë. Cloud humbi babanë e tij pak ditë më parë, sipas familjes, dhe kishte “luftuar me shëndetin mendor”.
“E vetmja ngushëllim që kemi është të dimë se Angus tani është afër babait të tij, i cili ishte shoku i tij më i mirë”, thuhet në deklaratë.

“Shpresojmë që vdekja e tij të shërbejë si një kujtesë për të tjerët se ata nuk janë vetëm dhe se nuk duhet ta luftojnë këtë në heshtje.”. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij. Dy javë më parë, aktori i ri kishte postuar në Instagram një foto të babait të tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: