Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku pas më shumë se dy vitesh është gjetur e vdekur në banesën e saj një grua 61-vjeçare.

Banorët e lagjes në të cilën ajo jetonte janë shprehur të habitur kur kanë zbuluar se ajo kishte ndërruar jetë prej më shumë se dy vitesh, por askush nuk  e kishte vënë re.

Nëna e tre fëmijëve, Seleoane, u zhduk në 2019, por duket se askush nuk u shqetësua dhe u interesua për të.

Kur policia ndërhyri me forcë në banesën e saj, e gjeti atë të dekompozuar në divanin e dhomës së ndjenjës.

Pranë trupit të saj u gjetën edhe disa tullumbace rozë të shfryra.

Vdekja e saj në mënyrë kaq të rëndë ka tronditur komunitetin, ndërsa autoritetet kanë nisur të mbledhin dëshmi nga të afërmit e saj, për të zbuluar se përse askush nuk ishte kujtuar për të.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb