Edhe pse Holanda mendohej gjithmonë të ishte vendi ku do të ketë selinë Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë, konfirmim nuk ka pasur zyrtar ende. Por, në reagimin e vet përshëndetës Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka treguar se selia do të jetë pikërisht në Hagë, raporton “koha.net”.

“Kuvendi i Kosovës ka votuar ligjet për krijimin e Gjykatës Speciale për të hetuar pretendimet për krimet e luftës nga konflikti i vitit 1999. Kosova është pajtuar për krijimin e një gjykate ndërkombëtare (Gjykata Speciale) në Hagë për t’i dëgjuar këto pretendime. BE-ja do të ofrojë fondet për të”, thuhet në reagimin e Ministrit për Evropë, David Lidington.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: