Dy tituj tashmë në kasafortë (Ligue 1 dhe Trophée des Champions), dy të tjerë mund të vijnë shpejt,  për ta bërë të paharrueshëm sezonin e parë në pankinën e Paris Saint-Germain. Sido që të mbyllet sezoni, puna e teknikut Luis Enrique mund të vlerësohet vetëm pozitivisht, veçanërisht për mënyrën se si ai e menaxhoi skuadrën në momentet më të komplikuara.

Kështu, raporton L’Equipe, me median e njohur që shkruan se pa marrë parasysh rezultatin e gjysmëfinales së Champions kundër Borussia Dortmundit dhe finales së Kupës së Francës kundër Lyonit, fati i trajnerit spanjoll tashmë është i shkruar.

Luis Enrique  do të vazhdojë të jetë në krye të PSG. Marrëdhëniet mes 53-vjeçarit dhe drejtuesve është mjaft e mirë,  takimet e para janë planifikuar në ditët në vijim për rinovimin e kontratës, e cila skadon në qershor 2025.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: