Pas 15 vitesh tezja e një vajze të zhdukur ka marrë një letër anonime, nëpërmjet të së cilës i është bërë me dije se ku është trupi i mbesës së saj. Pas kësaj letre rrëqethëse  tezja e Amy Fitzpatrick , Christine ka kërkuar nga Garda Civile spanjolle të rihapë çështjen e personave të zhdukur.

Në këtë letër ajo informohej se eshtrat e mbesës së mund të gjenden në një pistë të vjetër në Fuergirola, një qytet në Costa del Sol në Spanjë. Qyteti është vetëm 10 minuta larg nga vendi ku Amy u zhduk, kur ishte 15-vjeçare.

Letra dërguar Christine pretendonte se eshtrat e Amy janë varrosur në stallën e pestë, në bllokun e pestë pranë rezervuarit të ujit.

Ndërsa deri më tani nuk është bërë me asnjë gërmim në këtë zonë më parë.

(BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb