Një 59-vjeçare nga Ferrasi i Fierit rezulton e zhdukur që prej ditës së djeshme, ndërsa dyshohet se është mbytur në lumin Vjosë. Ka qenë bashkëshorti i saj, Faslli Nexhipi që ka njoftuar policinë për ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet fati i Manushaqe Nexhipit.

Në një prononcim për gazetarët Nexhipi tha se gruaja e tij ishte invalidë dhe ka dyshime që ajo i ka dhënë fund jetës. Ai pohoi për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Ervis Kuçi se gruaja e tij kishte tentuar dhe disa herë të tjera që të hidhej në lumë, por e kishin kapur në kohë.

“Gruaja ime është e sëmurë, invalidë. Dje ndodhi ngjarja. Ajo ka tentuar dhe herë të tjera të hidhet në lumë, por e kemi kapur në kohë. Ka qenë një vajzë që ka thënë se ka dëgjuar dikë që të bërtiste. Unë nuk isha në shtëpi, isha tek vëllai mora qumështin, kur edha shoh shtëpinë hapur. policia erdhi mbrëmë dhe sot inspektori këtu ka qenë. Kërkojmë që shteti të vijë dhe të kontrollojë me palombarë se po kërkojmë me varkë dhe s’po e gjejmë dot”, -tha Faslli Nexhipi.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb