TIRANA

Një granatë e vjetër është gjetur tek ‘’Liqeni i Thatë’’ në Tiranë. Policia njofton se granata ka qenë e zhytur në baltë kur është lokalizuar.

Forcat xheniere kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer një shpërthim të kontrolluar.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 18.03.2021, tek Liqeni i thatë, nga forcat xheniere është bërë një shpërthim i kontrolluar i një granate të vjetër të gjendur në baltë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: