BID group një organizatë lider që drejton nisma në zhvillimin dhe zbatimin e cilësisë, si dhe në proceset e transformimit të kompanive dhe organizatave prezantoi BID Awards në Palais des Congrès të Hotel Hyatt Regency Paris Étoile, në Paris, Francë. Morën pjesë kompani dhe organizata nga e gjithë bota.

Vlerësim mori kompania shqiptare EA Tabacco, e cila u vlerësua në Paris të Francës me Çmimin e Cilësisë për gamën e produkteve të saj, si kompania që falë avancimit dhe arritjeve, ka përmirësuar produktivitetin dhe zgjidhjet e propozuara e kanë çuar këtë kompani një në nivel të lartë suksesi.
Ky çmim u tërhoq në ceremoninë e rastit nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv z.Ergys Agasi.

Në Konferencën e Konventës 2021 organizuar në javën e 2-të të Nëntorit, Paris në fjalën e tij të mbajtur pas marrjes së çmimit, z. Agasi, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv theksoi përkushtimin e kësaj kompanie në cilësinë dhe ekselencën e produkteve.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Ne jemi të përkushtuar ndaj cilësisë, ekselencës dhe praktikave të përgjegjshme. Produktet tona inkurajojnë transformimet e modeleve të biznesit, duke synuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe një të ardhme më të mirë”, – nënvizoi Agasi.

Agasi theksoi se përmbushja e angazhimeve për qëndrueshmëri, krijim vlere dhe inovacion është fokus për transformimin e kompanisë dhe prioritet i së ardhmes . “Gjithçka ndodh falë asetit tonë më të madh – njerëzve, që punojnë me ne dhe besojnë te ne”, – përmbylli fjalën e tij Agasi.

DS e vlerësuar nga BDI, një organizatë globale që prej 37 vitesh spikat në botën e kulturës së cilësisë, është marka e njohur 90 vjeçare shqiptare, duhan i cilësisë premium, që sot tregtohet jo vetëm në në çdo vend të Ballkanit, por edhe në shumë vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Perëndimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb