5 fitore radhazi kanë rikthyer Tiranën prepotente në garën për titull. Atmosfera në shtëpinë e bardhebluve është shumë e mirë, të gjithë duken të lumtur me këtë ecuri, ku si gjithnjë, në raste të tilla, nuk kanë munguar as premiot nga presidenti Halili. Numri 1 i klubit është përpjekur që gjatë kësaj periudhe të motivoj në maksimum lojtarët, e bëri diçka të tillë menjëherë pas fitores në derbi, e bëri pas fitores kundër Bylis dhe premton se do të shpërndaj sërish premio në rast fitoreje kundër Teutës.

Batha
Batha

Nëse bardheblutë do të thyejnë për herë të parë durrsakët këtë sezon, çka do të përkonte me fitoren e 6-të radhazi, Halili ka premtuar 50 mijë lek premio për kokë. Futbollistët kanë konfirmuar publikisht se tashmë i kanë marrë 2 shpërblime nga presidenti ndërsa kanë premtuar angazhim maksimal edhe ndaj Teutës. Kalendari i ngjeshur ka bërë që disa titullarë të mos jenë në formën e tyre më të mirë por me grupin sëfundmi është bashkuar në stërvitje edhe Sidibe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dhurata e radhës për trajnerin Egbo është Mario Morina. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi i Tiranës ka zyrtarizuar afrimin e ish sulmuesit i cili rikthehet në shtëpi duke firmosur një kontratë deri në fund të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb