KOSOVE

Diva e muzikës, Adelina Ismaili prej vitesh po jeton e lumtur martesën e saj me Val Krasniqin, me të cilin ka edhe një djalë. Këngëtarja ka qënë hermetike përsa i përket jetës së saj private, por në raste të shënuara ajo ndan postime të veçanta me ndjekësit në rrjete sociale.

Sikurse ka bërë sot kur partneri i saj feston ditëlindjen. Ajo ka publikuar një foto krah tij duke shkruar: “I bukuri im! Edhe 100 herë të jetoja, prap e jotja do isha. Jeta me ty, një mrekulli! Të dua, të dua, të dua!”

Këngëtarja u bë nënë për herë të parë në prill të 2017-ës kur solli në jetë djalin e saj Uliksin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: