ITALI – Dhjetëra vajza nga Lindja zbresin në tokën italiane çdo ditë, në aeroportet e Malpensas dhe Orio al Serio. Ata shkojnë në Milano për tu çlodhur, për të bërë pazar dhe sidomos për të takuar “miq” italianë. Pothuajse të gjithë profesionistë të moshës së mesme, sipërmarrës dhe menaxherë bankash. Por nuk mungojnë edhe të punësuarit, të gatshëm për të shpenzuar edhe gjysmën e pagës së tyre për një bisedë, një koktej dhe pastaj të ngjiten së bashku në një nga dhomat e hotelit, për të pasur një ‘relaksim të vogël.”

Në reportazhin e publikuar në portalin “Io Donna”, thuhet se eskortat seksi që akomodohen në hotelet luksoze në Milano, vijnë edhe nga Rusia, Ukraina, Letonia por edhe nga Shqipëria.
Luca është menaxher në një hotel në qendër të qytetit, me mbi dhjetë vjet eksperiencë në industrinë hoteliere. Ai rrëfen se “vajzat që prostituojnë nuk shkojnë pa u vënë re, edhe ato që marrin hotelin me 4 yje, pasi janë të gjitha shumë të bukura.”

“Ato që prenotojnë në hotelet me 5 yje kurrë nuk të shkon mendja se ushtrojnë profesionin më të vjetër në botë, pasi janë të veshura me kostume të dizajnuara, flokët dhe make-up të rregullt. Duken si gra në karrierë, menaxhere elegante biznesi me trupa befasues. Ata janë ato që kushtojnë më shumë”. I pyetur nëse të gjitha vajzat janë në moshë madhore, Luca shprehet: “Të paktën në hotelin tim, vajza të vogla nuk kanë ardhur kurrë.”

“Klientët janë të gatshëm të paguajnë shifra që variojnë nga 800 Euro e lart”, -pohon katerina, njëra nga vajzat eskortë. “Kjo varet se sa kohë keni shpenzuar së bashku dhe lloji i “shoqërisë” që i ke ofruar”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: