Ekonomia e tretë e botës, Japonia, do të marrë dozat e para të vaksinës antiCOVID-19 të AstraZeneca-s, deklaroi kompania në një intervistë me gazetën më të madhe japoneze ”Asahi Newspaper”, sipas Reuters.

”Kompania kishte në plan të importonte vaksinën e paholluar nga Europa derisa të vendoseshin kontrollet mbi eksportimet atje”, theksoi shefi i vaksinave AstraZeneca i Japonisë, Tomoo Tanaka në një intervistë.

”Furnizimet e vaksinës gradualisht do të zhvendosen tek ato të prodhuara në vend nga kompanitë japoneze sapo të jepet miratimi i rregullatorit, që pritet në muajin maj”, theksoi Tanaka, i cili nuk pranoi të tregonte se sa inventar dozash ka aktualisht.

Qeveria japoneze ka organizuar blerjen e 120 milionë dozave të vaksinës, të mjaftueshme për 60 milionë persona.

Shumica e dozave do të përgatiten nga kompanitë ”Daiichi Sankyo”, ”JCR Pharma” dhe partnerë të tjerë lokalë.

Ekonomia e tretë e botës, Japonia e filloi me shumë vonesë procesin e vaksinimit kundër Covid-19.

Grupi i parë i dozave të vaksinave mbërriti pas mesit të shkurtit, pas miratimit përfundimtar nga autoritetet.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb