Presidenti Ilir Meta është zotuar njësoj si lideri opozitar, Lulzim Basha se Teatri Kombëtar do të rindërtohet ashtu siç ishte, aty ku ishte.

Meta theksoi se shfaqja e parë do të jetë ‘’Profeti i Kokoshkave’’, një term me të cilin e ironizoi një ditë më parë Edi Ramën.

Dhe shton se në rast se kjo do të ndodhë, ai vetë do të presë biletën i pari për të hyrë në shfaqjen e parë të Teatrit të rindërtuar.

”Presidenca është e hapur për këtë çështje, dua t’ju siguroj se Teatri do të rindërtohet atje ku ishte,  ashtu siç ishte, dhe shfaqja e parë do jetë Profeti i Kokoshkave.

Nëse do ndodhë do rezervoj biletën i pari.”- tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb