Identifikon ndotësit dhe defektet në produktet industriale, nga ushqimi në farmaceutikë, dhe jep një kontribut për sigurinë e konsumatorit.

Kjo është ajo që bën XSpectra, një makinë me rreze X e zhvilluar nga Xnext, në të cilën kompania, e themeluar nga dy inxhinierë bërthamorë, ka investuar mbi 8 milionë dollarë që nga lindja e saj në 2014.

Teknologjia, e cila përdor 1024 nivele energjie për të bërë një rreze X më të sofistikuar sesa ajo e skanuesve tradicionalë që funksionojnë vetëm me dy nivele energjetike, është gjithashtu e zbatueshme për kontrollet e veçanta të mbledhjes së mbeturinave dhe të sigurisë në aeroporte dhe stadiume.

“Përveçse kemi tashmë klientë të rëndësishëm dhe planifikojmë një zgjerim të konsiderueshëm të fuqisë punëtore, së shpejti do të pajisemi me laboratorë për studimin dhe ndërtimin e makinerive”, thekson Bruno Garavelli Ceo dhe Co- themelues i Xnext.(Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: